Zhvillimi historik i Shoqërisë Veliaj Construction shpk – Themeluar nga Z. Astrit VELIAJ
Shoqëria Veliaj Construction shpk është themeluar në vitin 2022 nga Shoqëria tregtare mëmë UFO Group shpk.
Ky do të ishte projekti më i ri i Shoqërisë UFO, por në të njëjtën kohë një formalizim ligjor i një prej aktiviteteve që ka realizuar në kohë të ndryshme atë të ndërtimit.
UFO shpk, me Investitor/President z. Astrit Veliaj, me vizionin e tij për të lënë gjurmë me kryevepra që do t’i mbeten për shekuj vendit tonë, themelon VELIAJ CONSTRUCTION, një kompani ndërtimi.
Projektet që planifikon Veliaj Construction, janë ndërtime të larta me standarde ndërkombëtare, të cilat nuk ekzistojnë në Shqipëri si për cilësi dhe teknologji.
Shoqëria mëmë UFO është një kompani e cila është themeluar ne vitin 1994 nga Z. Astrit Veliaj, emër ky i njohur sot si një sipërmarrës i suksesshëm, me një vizion të jashtëzakonshëm, ku në këto 30 vite ka sjellë një emër dinjitoz, duke lënë gjurmë në historinë e formimit, edukimit, arkitekturës, modernizimit dhe zhvillimit në rang kombëtar e më gjerë.
UFO shpk në 30 vite ka operuar në fusha të ndryshme të biznesit, në fushën e stomatologjisë, arsimit, botimeve akademike, televizionit, hotelerisë, estetikës dhe në atë të ndërtimit me një sukses të jashtëzakonshëm në secilën prej tyre.
Nëse do të ndalemi tek projektet e ndërtuara, fillesat datojnë në vitet 1996-2000. Një projekt tepër ambicioz, i cili, u vu në jetë me iniciativën e Z. Astrit Veliaj ishte ai i ndërtimit të një Pallati 9-katësh, me investim të Shoqërisë UFO shpk. Në ato vite, ishin të pakta ndërtimet e kësaj natyre, që do të shërbenin për banim dhe jetesë në godina moderne për kohën dhe që sollën zhvillimet e para në fushën e infrastrukturës në Tiranë.
Në vitin 2002, UFO shpk hedh hapat e parë për të realizuar aktivitet në fushën e arsimit, me hapjen e kurseve profesionale të Laborantit Dentar dhe Në vitin 2004 hapet universiteti UFO University, sot Albanian University licencuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.
Në pak vite u rritën programet e studimit të ofruara dhe universiteti zgjerohet në 4 godina historike në qendër te Tiranës, siç janë Godina e Ish Estradës (Blv Zogu I), Godina e ish Hotel Internacional (Rr. “Kajo Karafili”) , Godina e ish Gjykatës (Rr. e Durrësit) dhe Godina e Ish Hotel Adriatik (Rr. e Kavajës).
Një ndër vizionet e ideatorit dhe themelues të shoqërisë UFO, ishte jo vetëm edukimi i të rinjve, por edhe vendosja e standardeve ndërkombëtarë, modern por edhe historik në arkitekturën e tempujve të dijes. Gjatë viteve të zgjerimit të universitetit dhe njësive të tjera që i shërbenin, ky institucion ka rikonceptuar arkitekturën e ndërtesave në të cilat zhvillonte aktivitetet e saj. Si dhe ka ndërtuar kampuse universitarë e arsimorë të cilat kanë ndryshuar historinë e arkitekturës në disa qytete të Shqipërisë.
Rikonstruksioni i ndërtesës së Ish Hotel Internacional ka qenë ndër veprat e para në vitin 2002. Kjo ndërtesë i shërben laboratorëve dhe auditorëve të universitetit. Ajo u rikonstruktua duke ruajtur identitetin e arkitekturës së vjetër.
Më tej vijon me rikonstruksionin e godinës ish Gjykatës (Rr. e Durrësit) në vitin 2004, në të cilën u mbart arkitektura ish Gjykatës së rrethit, ndërtuar në periudhën e Italisë.
Godina e Ish Estradës (Blv. Zogu I) në vitin 2006 u rikonstruktua gjithmonë me qëllimin e ruajtjes së identitetit të stilit arkitekturor.
Në vitin 2007, ndërtesa e ish Hotel Adriatik (Rr. e Kavajës) është rikonstruktuar me një tjetër vizion, ai i ndryshimit dhe i vendosjes së standardeve të reja për arkitekturën e Tiranës. Këtu fillon inspirimi nga epoka rilindase e arkitekturës botërore, siç ishin veprat e noeklasikëve Leonardo da Vinci e Michelangelo. Këto ishin ndërtesat që i mungonin Tiranës, që sollën standarde të reja dhe që lanë gjurmë në historinë e arkitekturës së vendit tonë.
Në vitin 2009 shoqëria UFO ndërton Universitetin e Beratit si Degë e Albanian University. Profili i Beratit evropian, kërkonte pasurimin e arkitekturës se tij. Një qytet 2400 vjeçar meritonte te kishte dhe simbolet euroatlantike. Ky boshllëk duhej përmbushur.
Ndërtesat flasin, ato dëshmojnë historinë e një kombi, vlerat dhe orientimin e tij. Kush me tepër se neoklasicimi do ta plotësonte këtë panorame? Periudha antike është nga te paktat momente kur shqiptaret lidhen me perëndimin. Aty janë rrënjët tona te përbashkëta. Këtë domethënie historike e kemi përjetësuar me anë të kësaj ndërtesë dhe të tjera që do të vijonin projektet tona. Një model te tille ne e sollëm për here te pare edhe ne Berat, por ky stil do të mbetet edhe në ndërtimet e dy godinave tona në Fier dhe Durrës.
Viti 2012 shënon inaugurimin e investimit kolosal dhe veprës arkitekturore në qendër të Beratit. Kjo ndërtesë vjen si vlerë arkitekturore jo vetëm e qytetit të Beratit, por e mbarë vendit tonë, që shton dita ditës potencialin turistik. UFO shpk me iniciativën e themeluesit të saj, në vitin 2019, transformon godinën e universitetit në një Hotel me 5 Yje. Duke qenë që Berati është një qytet tepër atraktiv për turistët, pse jo të akomodoheshin në ndërtesën më të bukur të atij qyteti për të prekur nga afër artin e arkitekturës dhe luksit. Hoteli mori emrin HOTEL COLOMBO BERAT. Ky emër vjen si përkujtim nostalgjik i hotelit te pare te themeluar ne qytetin e Beratit ne 1921-1922, me një arkitekturë monumentale mbresëlënëse (e rishikuar nga mysafirët si Shtëpia e Bardhë Shqiptare ose Tadj Mahal Shqiptar), hoteli 9045 m2 u ofron miqve të tij një shumëllojshmëri prej 120 dhomash me një kapacitet pritës prej 250 personash.
Në vitin 2012, UFO shpk, me Albanian Univerity zgjerohet edhe në Fier me një kampus tjetër universitar. Edhe Universiteti i Fierit u konceptua me një arkitekture neoklasike, me një godinë madhështore. Me këtë vepër dhe me te tjerat qe vijnë, ne do mundohemi te eliminojmë tek bijtë tanë një krize orientimi dhe i pozicionojmë nga perëndimi. Universiteti i Fierit është një pjesë e rëndësishme e historisë intelektuale, arkitekturore dhe kulturore e vendit tonë.
Ne vitin 2013 Ufo shpk ndërton një kampus tjetër në qytetin e Durrësit, këtë herë për të realizuar aktivitet paraunivesitar. Ndërtesa e Kolegjit të Durrësit, me stilin neoklasik, karakterizohet nga madhështia e shkallës, thjeshtësia e formave gjeometrike, urdhrat grekë, përdorimi dramatik i kolonave, detajet romake dhe muret e bardha.