UFO shpk, me investitor z. Astrit Veliaj, me vizionin e tij për të lënë gjurmë me kryevepra që do t’i mbeten për shekuj vendit tonë, themelon VELIAJ CONSTRUCTION, një kompani ndërtimi. Projektet që planifikon Veliaj Construction, janë ndërtime të larta me standarde ndërkombëtare, të cilat nuk ekzistojnë në Shqipëri si për cilësi dhe teknologji.