Kompania “Veliaj Construction” operon si investitore dhe ka synim dhe vizion për të krijuar trashëgimi të qëndrueshme për të ardhmen. Investitori/Presidenti z. Astrit Veliaj, ka një synim të qartë: të ndërtojë projekte që do t’i mbeten pasurisë tonë kombëtare për shekuj me radhë. Kjo është arsyeja pse u themelua Veliaj Construction, një kompani ndërtimi që është në krye të inovacionit dhe cilësisë në industrinë e ndërtimit.
Ne jemi një kompani me përvojë të gjatë në fushën e ndërtimit, me një reputacion të ndërtuar mbi cilësinë dhe profesionalizmin tonë. Kjo kompani formohet si rezultat i një eksperiencë 20 vjeçare me ndërtime të cilësisë më të lartë.
Projektet që planifikon “Veliaj Construction” janë ndërtime të larta me standarde ndërkombëtare, të cilat nuk ekzistojnë në Shqipëri dhe janë të rralla në botë si për cilësi dhe teknologji. Objektet e ndërtuara nga ne flasin vetë, duke dëshmuar cilësinë dhe përkushtimin tonë në industrinë e ndërtimit. Me një ekip të përkushtuar dhe me një qasje inovative ndaj ndërtimit, fokusi ynë është të ndërtojë një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të mirë për vendin tonë.
Në ndërtimet e “Veliaj Construction”, jemi të përqëndruar për trajtimin etik të klientëve, bashkëpunëtorëve dhe mjedisit, respektimin e rregullave ligjore, afateve, standardeve dhe sigurimin e një përvoje të shkëlqyer të ndërtimit, për të gjithë palët e përfshira.
Për të siguruar një shërbim të plotë dhe të cilësisë së lartë, ne bashkëpunojmë me arkitektë të nivelit ndërkombëtar si “Archea Associati, Marco Casamonti & Partners” dhe të tjerë të njohur në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit. Kjo siguron që klientët tanë të përfitojnë një shërbim të nivelit më të lartë dhe një projekt të përputhur me nevojat dhe preferencat e tyre.
Për ne, sukses nuk është vetëm përmbushja e një projekti, por edhe pasqyrimi i vlerave tona si integriteti, inovacioni, cilësia e teknologjia e fundit në çdo aspekt të punës sonë.
“Veliaj Construction” është këtu për të shndërruar vizionin tuaj në realitet!