#ActLimitless

Kontakt

info@veliajconstruction.al

Adresa

Rruga Blv. "Zogu I" Tiranë

Hotel Colombo Berat

Në vitin 2009, shoqëria mëmë e “Veliaj Construction”, “UFO shpk” ndërtoi godinën e Hotel Colombo në Berat një nga qytetet më të rëndësishme historike në Evropë. Një qytet 2400 vjeçar meritonte te kishte dhe simbolet euroatlantike. Ky boshllëk duhej përmbushur dhe ne si investitor, duke përfshirë arkitekturën neoklasike, zgjodhëm një stil që do të na  përfaqësonte dhe do të pasqyronte vlerat e këtij qyteti unik. Arkitektura neoklasike ishte një zgjedhje e përsosur për të pasqyruar lidhjen e Beratit me historinë dhe kulturën e tij, duke e bërë atë të përshkruar në mënyrë autentike dhe të ekuilibruar.


Në vitin 2012, u bë inaugurimi i këtij investimi kolosal në qendër të Beratit dhe një shembull i një arkitekture që nuk kishte vetëm funksionin e saj praktik, por gjithashtu do t’i shtohej një vepër arti me vlerë estetike qytetit dhe vendit në përgjithësi. Ky projekt arkitekturor frymëzuar nga Panteoni Romak, e riktheu dhe e pasuroi më tej trashëgiminë e arkitekturës së qytetit, duke e bërë atë një destinacion më tërheqës për turistët. Kjo ndërtesë është sot një Hotel me 5 yje duke i shtuar një ndjenjë të re të elegancës dhe komfortit. Synimet e investitorit te kësaj shoqërie lidhen ngushtë me përpjekjet për të pasuruar dhe për të ruajtur trashëgiminë arkitekturore të këtij qyteti të shquar historik. Godina përfshin elemente të arkitekturës neoklasike, motive dhe detaje të inspiruara nga periudha antike. Kolonat e shumta, kupola, detajet, dhe harmonia e formave dhe proporcioneve e bëjnë arkitekturën e tyre të përsosur për peizazhin historik të Beratit.

UP